Blerina Bombaj, dietologe
Sugjerim për darkën e Vitit të Ri
- 15 qepujka
- 400gr gështenja të qëruara të pjekura
- pak trumzë të tharë
- 2 thelpinj hudhër
- gjokset e 1 gjeli
- vaj ulliri
- 1/4 filxhan lëng mishi
- 2 lugë mustarde
- kripë, piper
Përgatitja:
- Hapni filetot e gjoksit të gjelit, i rrihni deri sa të arrijnë në 1cm trashësi.
- Spërkatini filetot me vaj ulliri, kripë, piper dhe në fund i lyeni me mustardë. Gatuani në pak lëng pule qepën, hudhrat dhe më pas gështenjat, për 10min.
- Vendosni brenda mbushjen prej gështenjave, qepujkave dhe hudhrave.
- E bëni role dhe e lidhni me pe gatimi.
- Vendoseni në furrë në temperature 185 grade për 25min.
- Herë pas here i shtoni pak ujë në tavë.
- Shërbejeni me gështenja ose patate ose pak përshesh


