Gjumi jo i mirë mund të shkaktojë probleme me kujtesën  

Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Neurologjia”, njerëzit të cilët kanë probleme me frymëmarrjen ndërsa flenë, kanë më shumë mundësi të preken herët nga humbja e kujtesës.

gjumi e moshuarShkencëtarët amerikanë kanë studiuar raportet mjekësore të 2400 pacientëve mbi 54 vjeç dhe kanë vënë re se ata që kishin probleme me gjumin, problemet lidhur me kujtesën dhe të menduarit u shfaqeshin një dekadë më parë krahasuar me njerëzit të cilët bënin gjumë të qetë.

Studiuesit përfshinë një grup vullnetarësh të prekur nga ky problem në një studim rreth kësaj çështje dhe vunë re segjatë gjumit  muskujt rreth fytit mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes duke vështirësuar procesin e frymëmarjes.

Shpeshherë pacientët gërhisnin dhe zgjoheshin disa herë gjatë natës. Hulumtuesit u shqetësuan duke menduar se mosmarrja e oksigjenit të mjaftueshëm mund të prekte organet vitale duke përfshirë edhe trurin.

Këta njerëz, sipas studimit, humbnin kujtesën 10 vjet më përpara krahasuar me ata që bënin gjumë të qetë.

Pacientët të cilët iu nënshtruan terapisë së nevojshme, nuk raportuan probleme me kujtesën. Furnizimi mjaftueshëm i trurit me oksigjen, është jetik për ta mbajtur atë të shëndetshëm. Përshtati në shqip: Elena Beta   

Postime të ngjashme

Raport mjekësor për menstruacionet? Nuk është një e drejtë ekstra, ka gra që shtrohen në spital
Gjuha e verdhë
Simptomat e para të një shtatzënie jashtë mitre, Edlira Bylykbashi: Ja shkaqet dhe faktorët e riskut
Brenda këtij viti, procedura e riprodhimit invitro do të bëhet falas në maternitetin “Koço Gliozheni” - Shoqata "Together for Life" advokoi për 4 vite rrjeshtë për realizimin e kësaj procedure
Yndyra në gjak, kur konsiderohet e lartë dhe çfarë duhet të keni parasysh
Të gjithë personat me presion të lartë gjaku duhet të mbajnë parasysh këto gjëra
Mënyrat më efektive për të ulur tensionin e gjakut
Niveli i ulët i sheqerit në gjak, simptomat dhe çfarë duhet të keni parasysh