Niveli i ulët i sheqerit në gjak, simptomat dhe çfarë duhet të keni parasysh

Hipoglikemia është një gjendje në të cilën niveli i sheqerit (glukozës) në gjak është më i ulët se niveli standard. Kjo do të thotë se nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.

Hipoglicemia shpesh lidhet me trajtimin e diabetit. Por barna të tjera dhe një sërë kushtesh (shumë të rralla) mund të shkaktojnë ulje të sheqerit në gjak tek njerëzit që nuk kanë diabet.

Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje janë:

Uria e tepërt;

Dridhje të trupit pa shkak;

Ankth;

Djersitje;

Zverdhje e fytyrës;

Rrahje të çrregullta zemre;

Pagjumësi;

Marramendje;

Irritim;

Teksa kjo gjendje e trupit avancon mund të ndeni edhe simptoma më të rënda siç janë gjendja e të fikëtit, turbullimi i shikimit apo konfuzimi i mendimeve.

Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën prej tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia.

Çfarë Duhet të Keni Parasysh

Kini kujdes me mediakamentet që përdorni, sidomos nëse stimulojnë prodhimin e insulinës. Insulina njihet si motori që ndihmon trupin të djegë sheqerin dhe t’i dhurojë energji trupit. Mbiprodhimi i saj mund të shkaktojë probleme në organizëm. Nëse nuk vuani nga diabeti kujdesuni që të keni një dietë të larmishme dhe të pasur me fruta, perime, karbohidrate dhe proteina. Konsumoni mish pule, peshk dhe perime të stinës për vakte të shëndetshme që mbajnë trupin në balancat e duhura. Gjithnjë këshillohuni me një mjek specialist në raste të përjetimit të këtyre simptomave.

Trajtimi përfshin kthimin e shpejtë të sheqerit në gjak brenda kufijve standardë ose me ushqim ose pije me shumë sheqer ose me ilaçe. Trajtimi afatgjatë kërkon identifikimin dhe trajtimin e shkakut të hipoglikemisë./ Mayo Clinic

 

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani
4 suplemente që nuk duhen kombinuar me vitaminën D! Pengojnë përthithjen
Rrathët e errët nën sy: Kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?
Dhimbje koke në mëngjes: Çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë