Gjykata i jep të drejtë Bashës, Beqaj ka abuzuar me fondin e shëndetësisë

Beqaj_Basha

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka humbur gjyqin ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha. Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot pretendimet e ministrit të Shëndetësisë, i cili u ankua për shpifjet dhe denoncimet që ka bërë ndaj tij kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ministri i Shëndetësisë pretendonte se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij në një deklaratë të bërë më 17 nëntor të vitit të kaluar (lexo këtu).

Basha ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera kompani, me të cilat ka konflikt interesi. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Partia Demokratike shprehet se “Kryetari i PD-së, Basha dhe Partia Demokratike kanë denoncuar ashpër koncesionet e check-up dhe të sterilizimit, afera të pastra financiare, ku Beqaj ka firmosur ndarjen e 350 milionë eurove me klientët e tij”.

“Gjykata e Tiranës sot, edhe pse nën shantazhet e vazhdueshme të hajdutit Ilir Beqaj, ka çmuar se akuzat për korrupsion në shëndetësi, nuk janë shpifje. Tashmë është e çertifikuar edhe zyrtarisht se Ilir Beqaj është kampioni në fushën e vjedhjes dhe përgjegjës për krimin e madh që bëhet ndaj shqiptarëve me kthimin e shëndetësisë në biznesin të tij, në kurriz të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e PD-së./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit