Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
E kemi përmendur disa herë edhe në postimet e mëparshme që qepa është një antibiotik natyral. Ajo ka veti antiseptike, anti-bakteriale, anti-imflamatore etj. Sipas mjekësisë alternative, qepa mund të përmirësojë disa probleme shëndetësore, ja disa prej tyre:
Veshët e bllokuar: merrni një copë qepë dhe vendoseni në brendësi të veshit, mos e fusni thellë atë sepse mund të rezultojë e dëmshme. Lëreni copën e qepës të veprojë për disa orë në vesh dhe ajo do të thithë të gjitha bakteret dhe viruset dhe do të zhbllokoje veshët tuaj nga infeksionet.
Lehëtson të djegurat: nëse keni djegie të lehta, priteni një kokërr qepë në gjysmë dhe vendoseni në zonën e djegur. Qepa do t’ju qetësojë dhimbjet dhe do të parandalojë inflamacionin, skuqjen dhe ënjtjen e zonëns ku jeni djegur.
Trajton pickimet nga insektet: ndodh shpesh që kur pickoheni nga insekte të caktuara, zona përreth të skuqet dhe të krijojë infeksion. Në këto raste lyerja e zonës së pickuar me lëngun e gjysmë kokrre qepë do t’ju ndihmonte të mos ju infektohej pickimi.
Ul temperaturën e lartë të trupit: një nga recetat më të lashta është vendosja e një cope qepë nën çorape për të ulur temperaturën e lartë të trupit.
Detoksifikon: qepa detoksifikon trupin dhe ju ndihmon që të nxirrni toksinat dhe mbeturinat e dëmshme nga organizmi. / Burimi: Step to Health


