Recetë nga dietologia Rolina Naço
Është e pasur në vitaminë C dhe A, ndërsa pjesa e bardhë e shalqirit përmban një aminoacid (citrulline) që kontribuon në qarkullimin e mirë të gjakut.
Përbërësit:
• 1 kg shalqi të pastruar, pjesa e bardhë.
• 1 kg sheqer
• 1 vanilje
• Lëng nga gjysëm limoni
• 3 limone
Për të pasur sa më shume sukses, zgjidheni shalqirin me lëkurë sa më të trashë. Pastrojeni pjesën jeshile, dhe lini pak fare nga pjesa e kuqe. I prisni në copa të vogla. Lini një enë të madhe me ujë në të cilën keni hedhur dhe lëngun e 3 limonave. Lëreni për 2 orë. Mundohuni t’ju vendosni dicka të rëndë sipër, që të siguroheni që janë komplet në ujë. Më pas i kulloni mirë. I vendosni në një tenxhere, bashkë me sheqerin, në zjarr shumë të ulët, kur fillon të marrë valë lëreni për 15- 20 minuta. I hiqni shkumën që mund të nxjerrë dhe e lini që të ftohet mirë. Ditën tjetër ziejeni përsëri që të lidhet shurupi. Në fund, para se ta fikim shtojmë vaniljen dhe lëngun e gjysëm limonit./ Shendeti.com.al


