Gliko me arra

Për 1 kg arra duhen:

  • 1, 5 kg sheqer
  • 2 gota ujë,
  • Bajame thelpinj aq copë sa arra janë.

glikoPeriudha më e përshtatshme për përgatitjen e kësaj glikoje është 10-15 qershori, pasi arrat janë të paarrira. Arrave u prihet pak pjesa e bishtit dhe maja, shpohen në mes me shtizë, u bëhen disa të shpuara në lëkurë, lihen në ujë të ftohtë të rrjedhshëm 12-20 orë  duke ua ndërruar ujin, zihen 8 minuta dhe lihen prapë në ujë të ftohtë 10-12 orë, duke ua ndërruar ujin herë pas here.

Arrat vihen në ujë me gëqere 20-30 minuta, kullohen, lihen në ujë të ftohtë, 2-3 orë, shpëlahen, vihen në tenxhere, u jepen 2-3 valë, pastaj kullohen.

Nga sasia e sheqerit e caktuar për 1 kg arra hidhet 250 g një herë ose 1 gotë plot, 2 gota ujë ose më tepër, sa të mbulohen arrat dhe zihen 10 minuta, kullohen dhe shurupi lihet në një enë. Merren arrat, u hapet vendi i shpuarjes me shtizë dhe vendosen thelpinj bajameje të zbardhura në një ujë të valuar.

Në tenxhere ku është shurupi hidhet pjesa tjetër e sheqerit, zihet 10 -15 minuta, hidhen arrat dhe zihen 15-20 minuta. Lihen për 24 orë dhe përsëritet zierja 3-4 herë.

Glikoja pas përgatitjes lihet 2-3 orë në diell dhe vendoset në një enë qelqi pa pika uji.

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin