Goditja traumatike në vesh, si mund të kurohet

Përshëndetje gazeta Shëndeti! Para dy muajsh godita veshin dhe nga vizita që pata tek një mjek ORL në lagje më tha që ke mpiksje gjaku dhe do të rrijë disa kohë i ënjtur por kalon vetë. Nuk më dha asnjë mjekim. Jam pak e shqetësuar në fakt dhe do doja të dija nëse ka ndonjë mënyrë tjetër për ta mjekuar?

Përgjigjet Anjeza Kuçi, mjeke otorinolaringologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Goditja traumatike në vesh, e cila shoqërohet me dhimbje, hemorragji në kanalin e jashtëm, ulje të dëgjimit, zhurmë, çon në diagnozën e një perforacioni traumatik ose çarjeje të daulles së veshit nga goditja. Mjekimi me antibiotikë sistemike apo edhe me pika në vesh jepet për një periudhë të shkurtër dhe pastaj rekomandohet sterilitet maksimal i kanalit dhe daulles, duke e mbrojtur veshin nga uji për t’i dhënë kohë daulles të rigjenerohet. Megjithatë rigjenerimi i plotë apo jo varet nga madhësia e perforacionit apo çarjes. Mund të presim edhe dy muaj deri sa kjo të ndodh. Nëse nuk ndodh, çarja mbyllet nëpërmjet operacionit. Kjo ndodh nga goditja. Nëse trauma vjen nga mjete rrethanore, për shembull gjatë pastrimit të veshit nga vetë pacienti, mund të jetë dëmtuar daullja e veshit ose vetëm kanali. Për këtë na ndihmon otoscopia rikontrolluese pasi kanali të jetë pastruar nga gjurmët e hemorragjisë pas terapisë.

Nëse zhurma vazhdon dhe ilaçet me pika rrjedhin në gojë nëpërmjet veshit, atëherë kemi çarje të daulles. Dhe duhet treguar kujdes maksimal në mos futjen e ujit në vesh, duke përdorur tapa të veshëve gjatë dushit.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare