Përgatiti për .shendeti.com.al: Elena Beta
Konsumi i rregullt i domates mund të përgjysmojë rrezikun për goditjet në tru,thonë studiuesit Finlandezë.
Sipas studimeve të realizuara muaj më parë efekti i domates është më i mirë në rastin e ishemisë cerebrale, kur truri nuk arrin të furnizohet me gjak mjaftueshëm ,efekti i domates ka ulur 60% rrezikun e sëmundjes.
Efekti i domates në mbrojtje nga problemi i qarkullimit të gjakut në tru, gjendet tek likapeni, substancës e cila i jep ngjyrën e kuqe domates.
Domatet janë të pasura edhe me antioksidantë të cilet po ashtu ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
Dhjetë kokrra domate në javë ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet me 60 për qind.
Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates.
Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe “ketch up” largon kolesterolin e keq në organizëm.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


