Gonoartroza, ç’është dhe ç’duhet të bëjmë?

Nga reumatologia Teuta Orgocka

Gonoartrozat ose siç njihet sëmundja e gjunjëve është një ndër problemet më të hasura në sëmundjet e reumatizmës. Kjo patologji është më e shpeshtë te femrat se tek meshkujt, dhe prek më tepër grupmoshën 45-60-vjeç.

gonoartrozPërsa i përket shkaqeve që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së gjurit më tepër mëshohet te traumat e shpeshta e të vazhdueshme të gjurit ndër vite. Po ashtu profesionet që kanë të bëjnë me sforcimet e rënda fizike (peshat e rënda), qëndrimet për një kohë të gjatë në këmbë, pesha e rëndë trupore, kjo pasi të dy gjunjët mbajnë një peshë të caktuar. Po ashtu ndikojnë variçet e shprehura më tepër në ekstremitetet e poshtme.

Çfarë këshillash mund t’u jepni atyre personave që janë prekur nga këto sëmundje?

Këshilla e parë që mund të jepet është kryerja e konsultave periodike me mjekun specialist dhe zbatimi me përpikmëri i medikamenteve që mund t’ju rekomandojë reumatologu, pavarësisht se mund të jenë me pushime. Përpara se të shkohet me pushime duhet të konsultohen më parë vetëm me mjekun specialist, në mënyrë që të përcaktohet nëse mund të shkojnë ose jo në plazh.

Nëse vendosin të shkojnë, u rekomandohet që menjëherë sapo të dalin nga deti, duhet të fshijnë këmbët me peshqir, në mënyrë që të mos mbetet lagështia dhe duhet të futen menjëherë nën çadër, në mënyrë që të shmangin sa më shumë kontaktin me rrezet e diellit. Përveç kësaj u këshillohet të qëndrojnë sa më pak të jetë e mundur në diell, këtij kontigjenti të sëmurësh u këshillohet që çdo ditë të bëjnë lëvizje të lehta, duke i shtuar ato gradualisht, por pa shkaktuar dhimbje. Në rast se dhimbja shtohet, i sëmuri duhet t’i ndërpresë lëvizjet.

Nëse shfaqen dhimbje, çfarë mund të përdorin?

Në këto raste mund të përdoren medikamente antiiflamatore josteroide si p.sh : Broksikam, Artrosilen, Eudorlin etj. Gjithsesi sapo të shfaqen dhimbjet, duhet bërë sa më parë të jetë e mundur konsultë me mjekun specialist reumatolog.

 

Postime të ngjashme

7 simptoma të goditjes nga të nxehtët që duhet t’i dini patjetër
Grip me temperaturë 40 gradë! Të miturit po e kalojnë më rëndë. Problem kolla e zgjatur
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Gripi prek masivisht fëmijët dhe të rriturit në Elbasan, qindra persona çdo ditë në urgjencë! Pediatrja: 100 të mitur vizitohen çdo ditë, 45 të shtruar
Gripi rrit rrezikun e ishemisë me 40%, kurat natyrale si të trajtoni virozat
gripi
Sëmundja e gripit: Sa zgjat tek një i rritur?
Këto ushqime do t'ju ndihmojnë të mbroheni nga ftohja dhe gripi
Vlorë/ Gripi e virozat, shtohet fluksi në qendra shëndetësore! Apeli i mjekut: Bëni vaksinën!