Gruaja më e vjetër në botë zbulon ushqimin që ha çdo ditë (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gruaja më e vjetër në botë, e cila do të mbushë 117 vjeç më 29 nëntor, ka zbuluar për ne sekretin e saj të jetëgjatësisë.emma-morano

Emma Morano, nga Italia, ka lindur në vitin 1899. Ajo mori titullin si personi më i vjetër në botë pas vdekjes së mbajtëses së mëparshme të titullit, Susannah Mushatt Jones.

Duke folur për një media franceze, Emma zbuloi  çfarë ha në një ditë të zakonshme.

“Ha dy vezë në ditë” tregon ajo. “Ha gjithashtu edhe ëmbëlsira”.

Ajo thotë se ka disa dekada që konsumon dy vezë të freskëta çdo ditë, që kur doktori i tha se mund ta ndihmojnë me aneminë.

Gruaja më e moshuar në botë thotë gjithashtu se ka jetuar aq gjatë falë edhe faktit që nuk është “dominuar” nga ndonjë person tjetër dhe ka qenë beqare që kur u divorcua në fund të 30-ave.

Doktori i saj, Carlo Bava, thotë se është për t’u befasuar jo vetëm jetëgjatësia e saj, por edhe elasticiteti që ka në këtë moshë.

“Pavarësisht gjithçkaje ajo gjithmonë e merr veten”, tregon ai.

Çfarë gruaje. Presim që Emma të festojë 177 vjetorin shumë shpejt.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve