Një 91-vjeçare nga qyteti La Boka në Kili ka mbajtur për dekada në bark një fetus. Sipas CNN, Estela Melendez ndjente për vite
me radhë një gungë në bark. Pas dhimbjeve të vazhdueshme që bëheshin gjithnjë e më të forta, ajo u shtrua në spital dhe mësoi se kishte një fetus që kishte qëndruar brenda saj për disa dekada.
Mjekët fillimisht dyshuan për një tumor të madh. Estela iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku u konstatua një fetus i gëlqerizuar, i cili kishte qëndruar aty për 6 dekada. Ky fenomen i rrallë është quajtur lithopedion, i cili i referohet një “fetusi të gurëzuar”, dhe zakonisht ndodh kur një fetus vdes gjatë një shtatzënie ektopike ( shtatzëni që ndodh jashtë mitrës). Kur fetusi vdes, ndonjëherë trupi i gruas mund ta ripërthithë atë. Me kalimin e kokës, fetusi gëlqerizohet dhe bëhet “i balsamosur”. Fetusi nuk i ka sjellë asnjë rrezik shëndetësor Melendezit, por fatkeqësisht e ka penguar atë për të pasur fëmijë të tjerë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


