Guakamole, sallata më e shijshme e pranverës

Guakamolja është një sallatë e kuzhinës meksikane që ende nuk përdoret shumë në restorantet tona megjithëse janë shumëkombësh. Është pak pikante dhe, për shkak pak të panës e pak të avocados vetë, pak e yndyrshme, por me yndyrna të shëndetshme (prej frutit).

Përbërësit:
1 avokado e pjekur mirë
1 lugë lëng limoni jeshil
¼ domate
½ qepë
½ lugë pana
½ lugë vaj ulliri
4-5 pika tabasko
Kripë, piper
Për ta shoqëruar: Crackers, patatina, tortillas, karota, feta buke, etj.

Përgatitja:

Avokadon e qëruar e grijmë imët me thikë, po kështu domaten me qepën. I hedhim në një tas dhe i përziejmë me lëngun e limonit, vajin, panën, pak kripë, piper dhe tabaskon që shtojmë me pika sipas shijes. Sipas dëshirës, për ta bërë më kremoze mund t’i grini në blender të gjithë përbërësit e mësipërm. Mund ta ruajmë 1-2 ditë në frigorifer, të mbuluar me letër plastike për kuzhinë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin