Çfarë duhet bërë kur ke gurë në tëmth, a ka ndonjë mënyrë trajtimi me barna apo pa operacion?
Përgjigjja nga mjekja gastro-hepatologe Valdete Malaj
Ka dy lloje gurësh që formohen në tëmth, së pari janë gurët që formohen nga yndyrnat e larta dhe në këto raste kur gurët janë në formën e llumit ose gur i paformuar, mund të tentohet të shkrihet nëpërmjet disa preparateve.
Është edhe një lloj tjetër guri i pigmentuar dhe në këto raste këta gurë nuk mund të hiqen me shkrirje. Nëse pacienti ka shqetësime nga këta gurë, siç janë dhimbje, ethe, dridhje, temperaturë, pacienti duhet ta heqë me operacion.


