Kryefaqja Box 4 Gurët në tëmth, kura popullore

Gurët në tëmth, kura popullore

0
Shpërndaje

guret-ne-temth-2-e1474968757812

Për gazetën “Shëndet+”, Hysni Dankshi, mjek alternativ

Gurët në tëmth formohen shpesh tek gratë, veçanërisht në moshat e kaluara. Shkak i tyre është jeta pa lëvizje, trup i dhjamosur, kapsllëku, çrregullimet e tretjes së ushqimeve, shtatzënia etj. Shenjat janë: rëndim në anën e djathtë të barkut, dhimbjet përhapen në drejtimin lart, zverdhje. Shfaqen edhe dhimbje të forta në formë kolike. Sëmundja ka një ecuri të zgjatur. Me bllokimin e kanalit në fshikëzën e mëlçisë, tëmthi kalon në gjak dhe personi zverdhet, megjithatë tëmthi ndihmon në tretjen e ushqimeve. Ai përmban substancë helmuese, prandaj kalimi i tij në gjak është i dëmshëm.

Gurët që nuk shkaktojnë dëme apo shqetësime të tjera, duhet të kurohen në mënyrë konservative, kurse gurët e mëdhenj kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Të ndalohen yndyrnat, vezët, pastat, mishi i derrit, majonezat, kafeja, alkooli. Këshillohet dieta me ushqime të lehta: 1 lugë vaj ulliri në ditë, gjalp i freskët 60 gr në 24 orë, kos, qumësht, çaj kamomili, fruta, zarzavate të ziera. Duhen marrë masa të tjera për rënie në peshë.

*Merrni 15 gr mustaqe misri, bishta qershie, po aq ujë dhe bimë barate, si dhe 10 gr fruta boronice. Zieni 500 gr ujë. Hidhni në momentin e valimit dhe i lini të ziejnë 15 minuta. Lihet në qetësi 2-3 orë dhe pihet 3 herë nga 1 gotë para buke dhe pa sheqer.

*Merrni 1 litër nga lëngu i lakrave (turshi), 300 gr vaj ulliri dhe lëngun e shtrydhur të 4 kokrrave limoni. Ato përzihen mirë dhe lihen të mbuluara për 5 orë. Pastaj, çdo 30 minuta pini nga një gjysmë gote. 24 orë pas pirjes së lëngut i sëmuri nuk ha e pi, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatitur të harxhohet. Kjo kurë bëhet vetëm në një ditë.

*Edhe Këlmuthi gjembar ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit. Merrni 1-2 lugë kafeje, 1 gotë ujë dhe zijeni për 5-10 min. Pijeni 1-2 gota esëll , por duhet të jetë i ngrohtë para përdorimit. Kura vazhdon 1 muaj rresht.

*Lule Ajka ka dhënë rezultate të mira në tretjen e gurëve të vegjël në tëmth dhe për të shtuar rrjedhjen e tëmthit. Merrni 1 lugë kafeje me bimën e larë dhe të grimcuar. Hidheni në një enë dhe shtoni 1 gotë ujë të sapovluar, duke e zier për 5 min. Ena mbulohet me kapak për 15 min. Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë në ditë para buke, për 10 ditë radhazi.

*Çdo mëngjes esëll merrni 1 majë lugë pluhur bime Pelini e tretur në çaj, qumësht, supë. Mjekimi vazhdon 20 ditë. Bëhen 10 ditë pushim. Kjo kurë përsëritet edhe 2-3 herë të tjera.

*Gjysmë litri verë e ëmbël përzihet me 60 gr vaj ulliri dhe zihet për 5 min. Pasi ftohet, pihet çdo mëngjes 1 gotë për 4-5 ditë rresht. Kur mbarohet lëngu, i sëmuri shtrihet gjysmë ore në anën e djathtë, gjysmë ore në anën e majtë.

*Në 1 litër e gjysmë ujë hedhim 100 copa gjethe të thara ulliri, të cilat i ziejmë sa të mbetet 1 litër. Si të ftohet, e mbulojmë në shishe, e vendosim në frigorifer dhe racioni që do të pimë duhet të jetë i vakët dhe të ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Pini 2 filxhanë kafeje esëll në mëngjes, po aq edhe në mbrëmje para gjumit. Kura vazhdon 25-30 ditë. Po të jetë nevoja përsëritet mbas një pushimi 25-30 ditësh.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here