Gurët në veshka, si t’i parandalojmë

Dhimbje veshkashNga mjeku Myftar Barbullushi

Mjekimi ideal i gurëve në veshka është parandalimi i tyre. Nëse një pacient nxjerr një gur, brenda vitit ai ka 20% shance të formojë gurin tjetër. Për 5 vjet rreth 80% e tyre kanë riformuar përsëri gur. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjykohen shkaqet e formimit të gurëve dhe përmbajtja e gurëve.

70-80% e  tyre kanë përmbajtje oksalate dhe fosfati kalciumi, 10% acidi urik dhe 1-2% cistine. Pjesa tjetër janë karbonatet. Nëse pacienti ka një gur që e ka nxjerrë më parë, analiza e përmbajtjes së tij do të ishte ideale.

Por natyrisht më i rëndësishëm nga të gjithë është përdorimi me shumicë i lëngjeve. Dieta me lëngje, mbi 2-3 litra në ditë, është e konfirmuar nga shumë studime shumë e rëndësishme për parandalimin e formimit të gurëve. Sa më shumë lëngje, aq më pak gurë dhe aq më pak sëmundje të veshkave.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare