Halitoza (era e keqe e gojës), kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Infeksionet ose sëmundjet inflamatore të hundës, sinuseve ose të fytit, të cilat kontribuojnë në kullimin e hundëve, ndikojnë në aromën e keqe të gojës.

Era e keqe e gojës, ose ndryshe halitoza, mund të jetë e sikletshme dhe në disa raste mund të shkaktojë dhe ankth. Nuk është  çudi që raftet e dyqaneve janë të mbushura me orbita, mente apo produkte të tjera që janë bërë për të luftuar erën e keqe të gojës. Megjithatë të gjitha këto produkte janë vetëm masa të përkohshme, pasi asnjëra nuk tregon shkakun e këtij problemi.

Shkaqe të cilat mund të sjellin aromën e pakëndshme të gojës janë disa lloje ushqimesh, gjendja shëndetësore por edhe zakonet e përditshme. Në shumë raste ju mund ta përmirësoni aromën e pakëndshme të gojës me higjienën e vazhdueshme dentare. Nëse teknikat tuaja të kujdesit nuk e zgjidhin, atëherë konsultohuni me një dentist që të siguroheni se asgjë serioze nuk e shkakton aromën e pakëndshme.

Simptomat dhe shkaqet

Ka lloje të ndryshme të erës së keqe të gojës, në varësi të shkakut. Disa shqetësohen tepër për aromën e tyre të gojës, edhe pse mund të kenë pak ose aspak erë të keqe, ndërkohë të tjerët nuk janë të vetëdijshëm.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?                                                                

Nëse keni erë të keqe të gojës, rishikoni procesin tuaj të higjienës orale.  Përpiquni të bëni ndryshime në mënyrën e jetesës, për shembull, lani dhëmbët dhe gjuhën tuaj pas çdo vakti, përdorni fije dentare dhe pini shumë  ujë. Nëse akoma keni aromë të pakëndshëm të gojës suaj, atëherë kontrollohuni nga një dentist./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun