Hani 3 kokrra nga ky frut për 12 ditë, përfitimet shëndetësore do të jenë mahnitëse

Nëse filloni të hani tre hurma arabe në ditë dhe e ndiqni këtë regjim për 12 ditë, do të shikoni ndryshime të mëdha në peshën tuaj trupore, si dhe në shëndetin e përgjithshëm.

hurma arabeGjëja e parë që duhet të dini është se hurmat arabe kanë përfitime të mëdha ushqyese. Nëse hani 3 të tilla në ditë, nuk do të keni nevojë për të marrë shumë vitamina nga ushqimet e tjera. Ky frut i mrekullueshëm përmban bakër, kalium, fibra, mangan, vitaminë B-6 dhe magnez.

Hurmat arabe përmirësojnë tretjen e ushqimit. Nëse keni probleme me kapsllëkun ky frut mund t’ju vijë në ndihmë. Hurmat arabe janë të larta në fibra, duke reduktuar kështu rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Hurmat kanë shumë magnez dhe mund të përdoren për lehtësimin e dhimbjeve. Studimet kanë treguar se magnezi që gjendet tek këto hurma mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit arterial duke ulur rrezikun për sëmundjet e zemrës, si dhe një mori inflamacionesh të shkaktuara nga sëmundjet alcajmer, artrit etj.

Hurmat arabe ju ndihmojnë të humbisni peshë shpejt dhe shëndetshëm. “Është e rëndësishme të jeni të ndërgjegjshëm për sasinë e ushqimit që konsumoni”, thotë dr. Melina Jampolis, specialiste e të ushqyerit për CNN.com.

Jampolis sugjeron të kufizoni sasinë e frutave që konsumoni duke vendosur një masë: 3 fruta në ditë.  Frutat e freskëta duhet të konsumohen rreth 1 filxhan, ndërsa frutat e thata duhet të jetë rreth 1/4 filxhan.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: http://zonnews.com/

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës