Hani arra dhe harrojini thinjat

Gratë do të bënin gjithçka për të shmangur flokët e thinjur. Dhe në fakt, gjatë jetës së saj një grua harxhon një sasi të madhe parash për produktet e flokëve. Por a ia vlejnë gjithnjë paratë? “Asnjë shampo, sado e mirë, nuk mund të zëvendësojë një dietë ushqimore”, shprehen trikologët. “Shumë prej personave me flokë të hollë apo probleme me skalpin në fakt kanë mungesë vitaminash dhe mineralesh.

arraGjëja e parë që duhet të shohin janë zakonet e të ushqyerit”. Në fakt, doktor Jan Uadshtajn, thotë se flokët kërkojnë një furnizim të rregullt me proteina, glukozë, vitamina dhe minerale në mënyrë që të rriten dhe të jenë të shëndetshëm. Nëse ka mungesa, atëherë njerëzit do të vuajnë nga problemet me flokët. E thënë më thjesht: flokët e hollë, majat e çara, zbokthi, mungesa e shkëlqimit janë të gjitha shenja të mungesës së elementeve ushqyese. Më shumë se sa të përqendrohen tek balsamët, njerëzit do të bënin mirë të hanin ushqime të shëndetshme.

thinjatKështu, arrat janë shumë të pasura me biotinë, vitaminë E dhe yndyrnat e pangopura (të mira dhe për trurin). Ato gjithashtu përmbajnë një sasi bakri, thotë ekspertja e flokëve Madelin Preston. “Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e melaminës, një pigment që i jep ngjyrë flokut”. Mungesa e bakrit është shkak i zakonshëm për thinjjen e flokëve para kohe, kështu që shtimi i arrave në ushqimin tuaj, do ta shtynte ca vajtjen tuaj tek parukierja.

Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi