Hani shumë peshk gjatë shtatzënisë? Ja nga se rrezikohet fëmija juaj

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sipas një studimi të kryer së fundmi, është zbuluar se edhe pse është e shëndetshme të hani peshq gjatë shtatzënisë, konsumimi i tepërt i tyre mund të rrisë rrezikun që fëmija të bëhet mbipeshë kur të rritet.peshk Nëse nëna konsumon produkte deti më shumë se tri herë në javë gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre rriten më shpejtë, megjithatë, ata kanë më shumë rrezik të bëhen obezë kur të arrijnë moshën 4-6 vjeç.

Sipas Administratës Amerikane të Barnave dhe Ushqimeve (FDA), gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 2-3 vakte me produkte të ndryshme deti në javë, dhe duhet të shmangin disa nga llojet e peshqve.

“Mbipesha dhe obeziteti tek fëmijët konsiderohet si një ndër problemet më kryesore të shëndetit publik. Shtimi i menjëhershëm në peshë tek moshat e mitura është lidhur gjithmonë me rrezikun për t’u prekur nga obeziteti në fëmijëri dhe në moshë madhore,” shkruan shkencëtarët tek studimi.

Për të arritur në këto përfundime, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e mbledhura në Belgjikë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Masaçustes. Në studim u përfshinë mbi 26 mijë femra shtatzëna dhe fëmijët e tyre. Nëna dhe fëmijët u monitoruan çdo dy vite derisa fëmijët e tyre mbushën 6 vjeç.

Pasi shqyrtuan të dhënat, shkencëtarët zbuluan se fëmijët e grave që konsumuan më shumë se tri herë në javë peshq ishin 14% më të rrezikuar për t’u bërë mbipeshë nga mosha 4 vjeç, në krahasim me fëmijët e tjerë, nënat e të cilëve konsumuan më pak peshq.

Burimi: News Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?