Hapësirat e jashtme të kopshteve, konkluzionet e nxjerra nga monitorimi “Lëviz për kopshtin tim”

 

Seksioni “Hapësirat e jashtme” e vendos vëmendjen në ato aspekte të cilat shoqërojnë mirërritjen e fëmijëve, siç janë: hapësirat për aktivitetet argëtuese dhe hapësirat e mjediseve përreth godinës për aktivitetin e përditshëm operacional të një institucioni përkujdesës.

Në pjesën e parë të këtij seksioni janë trajtuar evidencat e identifikuara gjatë monitorimit të hapësirave të lojërave për fëmijët. Gjatë monitorimit u vunë re gjetjet e mëposhtme:

  • 17% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 2 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë mure ndarëse për të kufizuar ambientet e tyre të jashtme, ashtu siç kërkohet nga Standardet e Projektimit të Kopshteve.
  • 13 nga 41 kopshtet e monitoruara (nga të cilat 3 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë lodra në ambientet e tyre të jashtme për fëmijët. 4 kopshte të tjera (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra të pamjaftueshme për numrin e fëmijëve të pranishëm në institucion.
  • Është e rëndësishme të theksohet se, kopshti nr. 64 “Xixëllonjat” , kopshti “Bregu i Lumit” (pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra që nuk janë të përshtatshme për fëmijët në këto grupmosha, duke cenuar sigurinë e tyre.
  •  10 nga kopshtet e monitoruara nuk kanë gjelbërim dhe bimësi të shkurtër në mjediset e lojërave. 3 prej këtyre kopshteve që nuk kanë gjelbërim janë të nismës “Adopto një Kopsht”.
  • 39% e kopshteve (nga të cilat 6 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë stola për fëmijë në hapësirat e jashtme.
  • 11 (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nga kopshtet e monitoruara nuk ofrojnë hije në mjediset e lojërave.
  • 50% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 11 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk ofrojnë akses për makinat që furnizojnë kopshtin materiale të ndryshme.
  • 50% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 16 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk ofrojnë akses për karrocat e fëmijëve.
  • 86% e kopshteve të qytetit të Tiranës të monitoruara (nga të cilat 21 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk ofrojnë akses për personat me aftësi të kufizuara.

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)