Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shendet+: Blertina Koka
Pilula më e përdorur nga gratë shtatzëna, e cila është reklamuar edhe nga vetë Kim Kardashian, është vënë në qendër të debatit këto ditët e fundit.
Duke qenë se 90% e grave shtatzëna kanë të përziera dhe të vjella gjatë fazave të para të shtatzënisë, FDA ka aprovuar përdorimin e ilaçit “diclegis” për të trajtuar këtë problem.
Së fundmi, ekspertët mjekësorë kanë publikuar të dhëna të reja që tregojnë sa e rrezikshme mund të jetë përdorimi i këtij ilaçi.
Gjatë studimit të ri, hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e një testi klinik shumë të vjetër dhe gjetën shumë pak të dhëna që vërtetonin efikasitetin e këtij ilaçi.
Në mesin e viteve ’50, FDA aprovoi kombinimin e ingredientëve “doxylamine” dhe “pyridoxine” për trajtimin e të përzierave tek gratë shtatzëna.
Ndërkohë, pas 20 vitesh u bënë disa padi në lidhje me këtë ilaç, të shitur me brendin “Bendectin”, pasi mendohej se lidhej me defekte të lindjes. Ilaçi u tërhoq nga tregu amerikan në mënyrë vullnetare në vitin 1983.
Më pas, kompania Duchesnay aplikoi për të shitur të njëjtët ingredientë tek ilaçi i quajtur “diclegis”.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


