Hapet konkursi për drejtorët e spitaleve, ja si të aplikoni

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin publik për pozicionin “Drejtor i përgjithshëm” të spitaleve universitare dhe “Drejtor” të spitaleve rajonalë në faqen zyrtare të MSHMS dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” për publikun për një periudhë 15 ditore së bashku me afatet e dorëzimit.

Kandidatët mund të aplikojnë për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” të spitaleve universitare dhe “Drejtor” të spitaleve rajonale, përkatësisht në:

Spitalet Universitare

  1. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
  2. Spitali Universitar i Traumës
  3. Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni”
  4. Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
  5. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Spitalet Rajonale

  1. Spitali Berat
  2. Spitali Dibër
  3. Spitali Durrës
  4. Spitali Elbasan
  5. Spitali Fier
  6. Spitali Gjirokastër
  7. Spitali Korçë
  8. Spitali Kukës
  9. Spitali Lezhë
  10. Spitali Shkodër
  11. Spitali Vlorë

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm”/ “Drejtor”:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në Shkenca: ekonomike/juridike/mjekësore;
  2. Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet;
  3. Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 1 (bashkëlidhur);
  3. Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);
  4. Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;
  5. Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;

Kujdes! Mosdorëzimi dokumentave të mësipërm është kusht skualifikues.

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.

Shkarko shpallja

Shkarko Rregullore

 

 

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit