Harrojeni dietën 5:2, është koha të provoni regjimin 16:8

Dieta 16:8 ndihmon në rënien në peshë për vetëm 12 javë, sugjeron një studim i ri. Ngrënia e çfarëdolloj ushqimi mes orëve 10 e mëngjesit dhe 6 e mbrëmjes, dhe agjërimi për 16 orët e ardhshme, ndihmon për të rënë në peshë. Personat që ndoqën këtë regjim gjatë një studimi të kryer nga Universiteti Illinois, në Çikago, humbën rreth 3% të peshës trupore vetëm për 3 muaj.

Kjo dietë ndryshon nga dieta popullore 5:2, që lejon përdoruesit të ushqehen normalisht për 5 ditë të javës dhe për 2 ditët e mbetura të konsumojnë vetëm 25% të kalorive që kanë marrë 5 ditët e kaluara – 500 kalori për gratë dhe 600 për burrat.

Edhe pse dozat e kalorive nuk janë pjesë e dietës 16:8, ngrënia për një interval të caktuar kohe ndihmon njerëzit të konsumojnë 300 kalori më pak në ditë, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë.

Autorja kryesore e studimit, prof. Krista Varady,  nga Universiteti i Illinois, tregon: “Studimi tregon se ka opsione të tjera për rënien në peshë që nuk përfshijnë numërimin e kalorive apo heqjen dorë nga ushqime të caktuara”.

“Dieta 16:8 mund të jetë më e lehtë për t’u ndjekur nga njerëzit”.

Obeziteti rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe problemeve me kujtesën.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?