Harrojini ilaçet! Dietologia sugjeron këtë pije për luftimin e gripit

Jemi në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë. Nuk keni përse të përdorni antibiotikë sa herë ju zë gripi, keni dhimbje fyti apo koke. Kurat popullore janë shumë më të mira në këtë rast, pasi ju lehtësojnë dhimbjet dhe nuk shkaktojnë asnjë efekt anësor.

Dietologia Rolina Naço na sugjeron pijen Fumeto për të luftuar gripin dhe virozat e stinës.

Fumeto përdoret për të luftuar simptomat e gripit, ose të ftohtit të thjeshtë me kollë, dhimbje të fytit, hundë me sekrecione.
Receta që me të vërtetë lehtëson dhe shëron është si në poshtë:

  • 2 pjesë caj mali
  • 1 dozë konjak
  • 3 – 4 shkopinjë kanellë
  • 3 – 4 lugë të vogla mjaltë

Pasi ziejmë çajin e malit me kanellën, e heqim nga soba dhe hedhim mjaltin me konjakun. Marrim një filxhan të vogël dhe e lëmë që të ftohet.
Mbetja tjetër ashtu siç është, i heqim kapakun, marrim një peshqir dhe vendosim kokën sipër duke thithur sa më shume ajër. Është e mahnitshme se si do të ndiheni brenda disa minutave.
Ekziston edhe një alternativë për më të guximshmit. Në vend të konjakut mund të shtoni vodka. Gjithashtu mund të shtoni gjethe dafine dhe limon. Aromë e jashtëzakonshme dhe antimikrobikë dhe anti-virale e fortë.
Ndryshe thjesht mund të ngrohni një gotë verë dhe ta pini./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?