Hepatit A, si mund të infektohesh?

hepa a2

Jam një vajzë 23 vjeç dhe doja të merrja më shumë informacion rreth hepatitit A. Doja të dija se si mund të infektohesh dhe çfarë pasojash mund të shfaqen nëse prekesh nga ky infeksion?

SUADA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gastro-hepatologe, Edlira (Ibra)Elezaj:

“Së pari do sqaroja se Hepatiti A është një sëmundje inflamatore e mëlçisë që shkaktohet nga një mikroorganizëm që quhet virusi i hepatitit A. Infeksioni është mjaft i përhapur në vendet në zhvillim dhe trasmetohet nëpërmjet rrugës oro-fekale: duke pirë ujë apo ngrënë ushqime të ndotura me materiale fekale që përmbajnë virusin. Pasi gëlltitet, virusi që përthithet nga stomaku, arrin në mëlçi nëpërmjet gjakut, dhe riprodhohet në qeliza hepatike. Ushqimet “më të rrezikshme” janë frutat e detit të kontaminuara që konsumohen në gjalla dhe perimet e paziera dhe të palara mirë. Burim tjetër infeksioni është dhe kontakti direkt me personin e infektuar. Përhapja e sëmundje lidhet me mungesën e kushteve higjeno-sanitare të popullatës. Periudha e inkubacionit është nga 15-20 ditë, deri në një muaj. Për sa i përket pyetjes së çfarë pasojash mund të shfaqen nëse prekesh nga ky infeksion, do të shtoja se kjo formë hepatiti ka një ecuri mjaft të mirë. Pacientët arrijnë të shërohen plotësisht brenda pak muajsh. Gjithësesi ndryshe nga format e tjera, hepatiti A nuk evoluon në forma kronike dhe nuk jep dëmtime që zgjasin për gjithë jetën në mëlçi. Në raste shumë të rralla, dhe nëse pacienti shfaq forma të tjera hepatike, mund të kalojë në forma fulminante”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare