Hepatit B, si ta kuptoj?

hep bJam një djalë 28 vjeç dhe doja të dija se si mund të ngjitet hepatiti B dhe çfarë shqetësimet shfaq, që të kuptosh se je prekur nga kjo formë hepatiti?

KLODI
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gastro-hepatologe, Edlira Elezaj (Ibra):  
“Së pari duhet sqaruar se virusi i hepatitit B, është mjaft i koncentruar, dhe kjo ndikon që ky virus të përhapet mjaft lehtë.

Mënyra e transmetimit bëhet nëpërmjet gjakut dhe raporteve seksuale. Në fakt virusi eshtë prezent në gjak, në spermë dhe në sekrecionet vaginale të personave të sëmurë ose mbartës kronik. Këta të fundit janë persona që, edhe në mungesë të sëmundjes, përmbajnë agjentin infektiv dhe mund ta transmetojnë personave të tjerë. Ky kontigjent është shumë më i rrezikshëm se të sëmurët, sepse shpesh nuk e dinë se janë mbartës dhe shndërrohen kështu në burim infektimi për persona të tjerë. Përveç mërrëdhënieve seksuale burim infektimi bëhet përdorimi i të njëjtave shiringave, por dhe makinave rrojtëse, furçës së dhëmbëve, apo dhe tatuazheve, etj. Një mënyrë trasmetimi të hepatitit B është ai perinatal (përreth lindjes) që ndodh kryesisht në fëmijët e lindur nga nëna portatore të Ag Hbs ose nga nëna të sëmura me hepatit B gjatë tremujorit të tretë të barrës ose menjëherë pas lindjes. Përsa i përket shenjave, pas infektimit nga virusi, mund të kalojnë disa muaj, deri në shfaqjen e shenjave klinike tipike të sëmundjes. Kjo bën që të jetë i fshehtë, por në momentin që  që shfaqet pacienti ankon për: lodhje, humbja e oreksit, ikteri (ngjyrosja e verdhë e mukozave), ngjyrosja e errët e urinës dhe ngjyrosja e hapur e jashtëqitjes. Shenja të tjera janë të përzierat dhe të vjellat, temperatura, ethet, dhe dhimbje në anën e djathtë që mund të përhapet dhe në shpinë”.

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare