Hernia diskale, a bën dëm operacioni?

Doktor, është e përhapur mendësia që operimi nga hernia apo nervi shiatik të paralizon. Sa është e vërtetë?

Nga mjeku Artid Lame, neurokirurg QSUT

Së pari duhet të sqarojmë se në 5% të rasteve hernia diskale shkakton një kompresion (shtypje) të të gjitha radikseve nervore, nga niveli ku është edhe më poshtë. Kjo do të thotë që pacienti vjen me paraliza të rënda dhimbjet nga disqet (hernia)të këmbëve dhe vështirësi në urinim. Këtë ne e quajmë hernie diskale paralizante që shfaqet dhe me një sindromë që quhet sindromë e bishtit të palcës (sindrom caudal). Kjo hernie, e cila shfaqet me këto simptoma, nuk ka asnjë lloj trajtimi përveç kirurgjisë urgjente. I sëmuri duhet t’i nënshtrohet urgjent kirurgjisë për të rritur mundësinë e përmirësimit pas operacionit.

Lidhur me operacionin, këtu ka një ngatërresë tjetër, sepse pacientët që vijnë me hernie diskale paralizante dhe sindromën caudale, në përgjithësi vijnë vonë. Një gjë e tillë bën që ata të përfitojnë pak ose aspak nga kirurgjia, sepse rezultati  më i mirë është në një interval 24-48 orë. Këta njerëz ndonjëherë krijojnë konfuzion tek të tjerët, sepse thonë “u operova dhe u paralizova”.

Edhe kjo ndërhyrje ka ndërlikimet e veta që mund të ndodhin 1 në 10 000 raste. Njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që duhet të paraqiten tek mjeku kur dhimbja fillon, dhe jo atëherë kur çdo gjë ka marrë fund. Pavarësisht dëshirës së mjekut për ta kuruar (asnjë mjek nuk fut dikë në operacion thjesht për ta operuar, por për ta shëruar), ka raste kur edhe mjekësia s’bën dot asgjë.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare