Hernia hiatale, ç’është dhe si krijohet?

Kafshata e ushqimit që zbret nëpër ezofag, kalon nëpër kraharor dhe arrin në bark, në etapën e tij të parë, në stomak. Kjo është e rëndësishme, sepse kraharori ndahet nga barku nga një muskul në formë kupole që quhet diafragmë.

hernia hiataleKjo e fundit ka një vrimë, që në gjendje patologjike mund të bëhet më e gjerë seç duhet të ishte. Në këtë rast punët nuk shkojnë mirë, sepse pas sforcimesh ose kur pacienti shtrihet në pozicion të keq pas vakteve, ose dhe thjesht për shkarje, pjesa e sipërme e stomakut mund të “ngjitet lart” dhe, siç thuhet në term teknik, mund të formojë hernie në kraharor përmes vrimës së diafragmës.

Në këtë rast, jo vetëm tretjet janë të dhembshme dhe të gjata, por djegiet, gromësitjet acide, therjet dhe spazmat shoqërohen shpesh me aritmi kardiake, kardiopalm dhe kriza.

Analizat radiologjike dhe gastroskopike e sqarojnë problemin nëpërmjet disa artifiseve teknikë të posaçme dhe kur gjërat janë të qarta, rasti mund të kurohet, në rastet më të rëndë dhe në rrugë kirurgjikale.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare