Hernia inguinale (dhjami), pse shkaktohet?

Nga mjeku Arben Beqiri

Hernia është një dëmtim i shtresave të murit të barkut si rezultat i sforcimit fizik apo ndërhyrjeve të mëparshme kirurgjikale. Në raste të tjera ajo mund të jetë edhe e lindur sa herë që vrimat natyrale në paretin e barkut janë më të zgjeruara se duhet, duke lejuar në këtë mënyrë daljen e organeve të ndryshme nën lëkurë.

Hernia inguinale, dhjamiHernia më e shpeshtë në njerëzit e të dy sekseve është hernia inguinale, e cila del në rrëzë të kofshës dhe bëhet e qartë kryesisht në qëndrimin në këmbë dhe gjatë kollitjes ose sforcimeve fizike.

Në fazat më të përparuara të hernies enjtja është persistente dhe pacienti përpiqet ta shtyjë këtë hernie brenda për t’u qetësuar.

Çfarë i shkakton herniet inguinale?

Të gjitha herniet e murit të barkut janë ose të lindura, ose krijohen më vonë gjatë jetës si rezultat i proceseve degjenerative të plakjes dhe të dobësimit të indeve me moshën, ose gjatë sforcimeve të ndryshme fizike, të cilat vënë në dukje këto pjesë të dobëta. Shembull të hernieve që krijohen që nga lindja, janë hernia e rrëzës së kofshës (hernia inguinale), hernia e kërthizës dhe përreth kërthizës. Gjithashtu, herniet krijohen në vendet e operuara: prej këtu krijohen hernie nga zona e incizionit (prerjes). Herniet që krijohen në këto zona që janë operuar më parë, quhen hernie incizionale.

Herniet krijohen dhe nga rritja e menjëhershme e presionit intrabdominal (brenda barkut) si psh: ngritja e peshave të rënda, kapsllëku kronik, kollitja, shtrëngimi, vështirësia në urinim.

Arben Beqiri (2)

Mjeku Arben Beqiri

Pse krijohet hernia inguinale?

90% e hernieve të murit të barkut janë hernie inguinale. Ato shihen më shpesh tek meshkujt. Disa hernie inguinale krijohen për shkak të mosmbylljes së kanalit inguinal që normalisht duhet të mbyllet pas lindjes dhe një pjesë tjetër krijohen për shkak të hapjes së kanalit inguinal në një periudhë më të vonë të jetës.

Një lloj tjetër i hernieve krijohet për shkak të dëmtimit, çarjes së muskulit të barkut: herniet direkte. Herniet e kërthizës janë herniet që dalin nga gropëza e kërthizës. Edhe gropëza e kërthizës, ashtu sikurse kanali inguinal është një pikë e dobët e murit të barkut që nga lindja; më shpesh shihet tek femrat. Herniet përreth kërthizës shihen rrallë dhe duhet të menaxhohen si herniet e kërthizës.

Herniet incizionale shfaqen në zonën e incizionit (prerjes) nga operacioni i menjëhershëm.

Terapia e të gjitha hernieve të murit të barkut është kirurgjikale.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë