Herpes në buzë, çfarë mund të përdor?

Jam një vajzë 27 vjeç doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur para disa ditësh. Pasi u ktheva nga plazhi, në darkë m’u shfaq herpes në buzë. Doja të dija se çfarë mund të përdor për ta trajtuar. Kam dëgjuar se është ngjitëse, a është e vërtetë? Joli

herpes 2Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun dermatolog Selman Lirëza:
Së pari, doja të sqaroja se trajtimi për herpesin në buzë bëhet sipas gjendjes së të sëmurit, por kryesisht mjekimi është lokal. Përdoren solucione antiseptik, kremra ose pomada antivirusale dhe antibakteriale, si dhe multivitamina. Gjithsesi mjekimin e jep vetëm mjeku specialist, prandaj do ju rekomandoja të bënit një vizitë te dermatologu.

Ndërsa për sa i përket pyetjes se, a është ngjitëse, do thosha se herpes simpleks është sëmundje ngjitëse, dhe mund të transmetohet nëpërmjet kontaktit fizik, prekjes dhe përdorimit të gotës apo enëve të të sëmurit apo dhe puthjes”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare