Hidhini syzet, ja metoda e përdorur nga mijëra njerëz për përmirësimin e shikimit

Sytë lodhen gjatë gjithë ditës dhe kanë nevojë për ushtrime çlodhje. Nëse mbani syze dhe nuk bëni ushtrime të rregullta për sytë, atëherë ka gjasa që shikimi juaj do të përkeqësohet. Kjo do të thotë se muskujt e syve kërkojnë të jenë aktivë si çdo muskul tjetër në trup.

test per syteKëto udhëzime do t’ju mësojnë të përmirësoni shikimin dhe të çlodhni sytë:

  1. Mbyllni sytë për disa minuta çdo 2-3 orë, në mënyrë që të shmangni presionin në sy.
  2. Bëni ushtrime për sytë ( ndiqni linjat në foton e demonstruar).
  3. ushtrime per syteBëjini çdo ditë masazh të lehtë syve.
  4. Aplikoni pak presion mbi kokërdhokun e syrit me anë të gishtave tregues. Shtypeni lehtë syrin (jo shumë presion) në mënyrë që të mos ndjeni asnjë dhimbje.
  5. Shikoni gjithmonë në distancë kur dilni jashtë.
  6. Konsumoni lëng karrote së bashku me disa pika vaj ulliri çdo ditë.
  7. Përdorni ujë të vakët për të larë sytë.
  8. Shmangni përdorimin e celularit, kompjuterit, televizorit, tabletit etj, 2 orë para se të flini.
  9. Përdorni metodën indiane “Trataka” e cila përmirëson vizionin tuaj. Kjo teknikë është një metodë meditimi, e cila përfshin përqëndrimin në një pikë të vetme të një objekti të vogël. Kjo mënyrë do të forcojë sytë dhe do të stimulojë mendimet dhe përqëndrimin.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kalvari i mbijetesës: Kur sistemi shëndetësor dështon, dhe ndërhyrja ndërkombëtare bëhet shpëtimi i vetëm
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?