Histori personale: Dieta që shëroi vajzën time nga ekzema

Ullenka Kazmarek, nënë e tre fëmijëve, fotografe dhe themeluese e programit “Kura me fruta” sjell përvojën e saj lidhur me mënyrën se si arriti ta shpëtonte të bijën nga ekzemat. Kazmarek e ka kaluar jetën e saj duke u përpjekur të zgjidhë problemet e ekzemave, për shkak se nga një problem i tillë vuanin edhe fëmijët e saj.

Ajo thotë: “Që kur ishte e vogël, ime bijë Maja nisi të shfaqë shenjat e ekzemës. Në atë kohë, mjekët më thanë se njollat e kuqe, me luspa, që vajza ime kishte në trup ishin gjenetike dhe të pashërueshme. Por unë nuk u dorëzova.

Maja ekzemaPër vite me radhë provova trajtime të ndryshme, duke përfshirë edhe recetat me steroide. Asgjë nuk funksionoi. Kur Maja ishte rreth 7 vjeçe, fillova të bëj një lidhje mes shenjave të ekzemës dhe ushqimit të saj. Vendosa të provoja dieta të ndryshme  deri sa në fund arrita tek dieta vegane (mosngrënia e asnjë produkti me prejardhje shtazore) me perime të gjalla (të papërpunuara).  Duket e çuditshme, por vendosa ta provoj.

E provova fillimisht tek vetja ime dhe më bëri të ndihem mirë. Pastaj e gjithë familja nisi të përdorë dietën në prill 2014. Brenda 5 muajve lëkura e Majës u pastrua dhe për herë të parë në jetën e vet ajo nuk kishte ekzemë. Këtë histori suksesi vendosa ta shkruaj në një libër për të frymëzuar të tjerë që ta përdorin.

Kemi mbi një vit që po përdorim ushqime të gjalla (papërpunuara) me bazë bimore. Si rrjedhojë, Maja është një 9-vjeçare e lumtur dhe e shëndetshme. Që kur filloi të përdorë dietën e re, ajo ka pasur shumë pak probleme.

Ndërkohë, ashtu si Maja edhe dy djemtë e mi, Trevis dhe Troi, përkatësisht 6 dhe 3 vjeç, fillimisht patën ekzema në këmbë, kurriz, krahë dhe stomak. Por pasi filluan dietën, ekzemat u zhdukën shumë shpejt. Kur filloi dietën Troi ishte vetëm 1 vjeç dhe ekzemat iu zhdukën brenda tre javësh. Ndërsa Trevis filloi dietën kur ishte 5 dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë problem.

Trevis vuan edhe nga autizmi dhe ne kemi parë përmirësime edhe në këtë drejtim. Jam e lumtur të them se kemi parë ndryshime në sjelljen dhe mirëqenien e tij.

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet