Hithrat, një barishte e çmuar

Blerina Bombaj, dietologe

Hithrat kanë veti antialergjike dhe qetësojnë dhimbjet e kyçeve

Vitaminat dhe mineralethithra

Hithrat janë një burim i mirë proteinash. Ndërkohë ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave A, B dhe C si dhe Kalcium, Magnez, Kalium dhe Zink.

Artriti

Ndër shekuj hithrat janë përdorur për artritin. Kur vendosen në gishta dhe në zona të tjera të prekura nga artriti, ato mund të qetësojnë dhimbjet deri në 85%. Hithrat përmbajnë neurotransmetuesit serotonine dhe histamine, te cilat janë përgjegjëse për efektet e tyre qetësuese. Gjithashtu mund të përdoren me rezultat edhe për dhimbje të tjera, si muskulore.

Alergjitë

Jeni të lodhur nga alergjitë sezonale? Studimet tregojnë se hithrat mund të ndihmojnë. Përbërësit anti-inflamator dhe flavonoidet që gjenden te hithrat ulin nivelin e histaminës së prodhuar në reaksionet alergjike me pasojë uljen e teshtimave dhe simptomave të tjera.

Detoksifikim

Duke qenë me veti diuretike, hithrat e përgatitura në formë çaji ose të gatuara mund të ndihmojnë shkarkimin e ujërave të tepërt. Në këtë mënyrë veshkat e kanë më të lehtë punën e tyre të largimit të mbetjeve toksike.

Gatimi  e eliminon efektin djegës të hithrave. Përdorini ato në byrek, në supa apo pjata të tjera./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit