Kjo recetë është e mirë për të rënë në peshë dhe mund të përgatitet shumë thjeshtë.
Përbërësit:
- 1 mollë jeshile
- lëngu i 1 limoni
- lëngu i 1 grejpfruti
- 1 filxhan ujë (200 ml)
Përgatitja
- Ky lëng do të jetë gati për vetëm 5 minuta. Fillimisht ju duhet të lani mollën dhe ta prisni në feta të vogla.
- Më pas i hidhni fetat e mollës, lëngun e limonit dhe grejpfrutit në një shtrydhëse, dhe shtoni ujin. Shtrydhini mirë derisa të formohet lëngu.
- Mund të shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë për ta ëmbëlsuar.
- Konsumojeni gjatë vaktit të mëngjesit dhe mos harroni të mbani një dietë të balancuar, të pasur me proteina dhe më pak yndyra të ngopura.
Burimi: Step To Health / https://shendeti.com.al/


