Përshtati në shqip: Blertina Koka
Nuk mund ta mendosh një mëngjes tradicional pa vezën e skuqur.
Veza e skuqur është gatimi më i shpejtë që mund të bëhet, megjithatë, ta përgatisësh atë ashtu siç duhet është më e vështirë sesa duket.
Nëse hidhni vetëm pak vaj në tiganin ku skuqni vezën, ose e ktheni atë nga ana tjetër pasi të jetë skuqur njëra anë, do të thotë se e keni skuqur vezën gabim deri tani.
Që ta bësh kërce nga poshtë duhet të dish një sekret, sipas “Bon Appetit”. Sekreti është një tigan i mesëm që nuk ngjit dhe shumë vaj ulliri. Vaji duhet të mbulojë të gjithë pjesën e poshtme të tiganit.
Edhe pse mund t’ju duket shumë vaj, revista “Bon Appetit” garanton që ajo është sasia e duhur për një vezë të skuqur ashtu siç duhet. Duhet të siguroheni që vaji të jetë i nxehtë para se të hidhni vezën në tigan. Nëse vaji nuk do të jetë i nxehtë, veza do të ngjisë në tigan. Gjatë kohës që skuqni vezën dueht ta tundni herë pas here tganin, me shumë kujdes. Gjithashtu, nuk duhet ta ktheni vezën kurrë nga ana tjetër.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/