Llesh Rroku, mjek kardiolog, QSUT
I sëmuri kardiolog është në kompleks dhe individual, mund të jetë sëmundje e njëjtë për individë të ndryshëm, por ndryshojnë medikamentet në varësi nga
individi. I sëmuri ka profilaksinë e sëmundjes dhe medikamentet që përdor për sëmundjen e tij. E mira e pacientit duhet të jetë profilaksia dhe edukata shëndetësore për t’u sëmurur sa më rrallë, gjithashtu këtu futet edhe psikoterapia me mjekë dhe psikologë.
Ç’duhet të dinë personat me sëmundje të zemrës?
Një person i sëmurë nga zemra nuk duhet të dekurajohet, por duhet të luftojë, të mësojë sa më shumë për sëmundjen e tij, që të ketë vullnet për t’u rikuperuar në një kohë sa më të shpejtë.
Si mund të kurohet në kushte shtëpie?
Në këtë fazë futen riaftësimi, që mund të bëhet në shtëpi apo në institucion dhe medikamente të ndryshme. Medikamentet që përdoren tek të sëmurët, janë të shumta dhe ndahen sipas klasave.
Çfarë duhet të dimë për medikamentet?
Medikamentet duhet të njihen mirë nga i sëmuri, familjari apo shoqëruesi i të sëmurit. Medikamentet nuk janë vetëm karamele që hahen, që janë të ëmbla, që kanë vetëm anën e mirë, por edhe anën negative që duhet të njihen mirë dhe të respektohen prej tyre.
Cila është ana negative?
Çdo medikament ka efektet e tij anësore. Në kardiologji ka që mund të bëhen problem për veshkat, mëlçinë dhe stomakun. Kur i sëmuri përdor statika për kohë
të gjatë, i duhet të kontrollojë mëlçinë e zezë çdo 3-4 muaj, apo kur përdor frenues të enzimës konversionit enolapril, enapi, zofikorte, etj, duhet të kontrollojë veshkat. I rëndësishëm që të jetë mirë duhet të jetë stomaku, prandaj i sëmuri duhet të jetë vigjilent dhe të shpjegojë çdo gjë që lidhet me të.
Çfarë duhet të bëjë i sëmuri në këtë rast?
I sëmuri duhet të lidhet me mjekun kurues, sepse në kardiologji kemi aspirina, sindromi etj, medikamente qw përdoren gjerësisht në kardiologji për hollimin e gjakut. Nëse stomaku ka gastrit apo ulcerë, mund t’i shkaktojmë me dorën tonë hemorragji nga stomaku, që kjo bëhet mjaft serioze për jetën e të sëmurit.
Si duhet të konsumohen ilaçet?
Ilaçet duhet të shoqërohen gjithmonë me mbrojtjen e stomakut. I sëmuri duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i strukturuar nga mjeku kurues. Këto ilaçe merren gjatë gjithë jetës nga i sëmuri, janë bashkudhëtare deri në fund të jetës. I sëmuri duhet të jetë i lidhur me mjekun kurues të tij. Duke i njohur mirë këto fenomene, i sëmuri eliminon më herët dhe nuk bredh nëpër shërbime të tjera.
I sëmuri duhet të jetë i vetëdijshëm për konsumimin e ilaçeve. Për shembull, kur i sëmuri ka kollë të thatë, bezdisëse në fyt, në radhë të parë duhet ta kërkojë tek ilaçet që merr, enaraprili, enapi, etj, se ky mund të shkojë sa te një mjek te një mjek tjetër apo në sanatorium, duke bërë analiza, grafi etj. Për shkak të kollës që ka, duke eliminuar ilaçin, siç u tha më sipër, atij brenda 48 orësh i ikën kolla.
Po në këtë kuadër, kardiologjia ka shumë ilaçe që futen adelati me familjen e tij, familja e kaçibllokuesve, we shpeshherë japin edema, ënjtje të këmbëve, dhe i sëmuri duke mos i ditur këto efekte, bredh në nefrologji. Për të gjetur shkakun e ënjtjeve të këmbëve, i sëmuri duke e njohur mirë këtë fenomen, e ndërpret ilaçin dhe zhduken edemat në këmbë. Duke u rritur kjo edukatë shëndetësore, duke njohur shkaqet e tij, duke bashkëpunuar me mjekun e tij këto fenomene fillojnë dhe zhduken.
Cilat janë oraret më të përshtatshme për konsumimin e medikamenteve?
Ilaçet që përdor i sëmuri kanë orarin e tyre, nuk duhet të merren me një grusht në një vakt, sepse ato mund të fuqizojnë njëra-tjetrën, duke dëmtuar shëndetin e
të sëmurit, duke ulur pulsin, frekuencën kardiake. Nga marrja e ilaçeve orar pa orar dhe konsumimi i tyre njëkohësisht, shumë të sëmurëve iu ulet shumë tensioni dhe pulsi nga kombinimi i medikamenteve të ndryshme. Nga ky shembull del që i sëmuri duhet të jetë korrekt me dozën e ilaçeve dhe me kohën e marrjes së tyre. Ilaçet duhet të merren të ndara nga njëra-tjetra. I sëmuri nuk duhet të marrë asnjë medikament me kokën e tij apo pa rekomandimin e mjekut.
Po farmacisti çfarë roli luan tek pacientët?
Vetëm tek neve ndodh që është që i sëmuri shkon në farmaci dhe merr çfarë të dojë pa u këshilluar me mjekun dhe pa recetë. Në asnjë vend të botës nuk mund të merren ilaçe pa recetë. Ka raste që farmacisti nuk u jep ilaçet që janë në recetë por ato që duan ato. Farmacisti është i detyruar të japë ato ilaçe që shkruhen në recetë, dhe tja shpjegojë me detaje për mënyrën e marrjes së orarit të tyre. Dhe së fundmi lidhja duhet të jetë shumë e fortë mjek, familjarë dhe farmacistë, për të mirën e shëndetit të sëmurit.


