Kryefaqja Pyet Mjekun Ibuprofeni, cilat janë efektet anësore të qetësuesit?

Ibuprofeni, cilat janë efektet anësore të qetësuesit?

0
Shpërndaje

Nga mjekja Aida Keci:

Ibuprofeni zakonisht gjendet me emrat Advil, Montrin, Eudorlin

Formë-dozat e tyre fillojnë nga shurupet me përqendrim 100mg për 5 ml, me supostot e ndryshme 125mg, 250mg, tabletat ose pluhurat 200 mg e 400mg, 600mg .

IlacetIbuprofeni në klasifikimin farmakologjik bën pjesë në medikamentet antiinflamatore jo steroide. Zotëron veprim antiflamator, antipiretik dhe analgjezik. Përdoret për lehtësimin e dhimbjeve, duke përfshirë këtu dhimbjet e kokës, dhimbjet e dhëmballës, dhimbjet menstruale, uljen e temperaturës. Shpesh përshkruhet edhe në lehtësimin e simptomave të osteoartritit, artitit reumatoid.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin ibuprofen çdo 4-6 orë, jo më shumë se 6 tableta në ditë vetëm në rastin kur është e udhëzuar nga mjeku. Fëmijët nën 12 vjeç dhe foshnjat mund të marrin ibuprofen çdo 6-8 orë jo më shumë se katër herë në ditë vetëm në rastin kur është e udhëzuar nga mjeku. Nëse ka pasiguri për sasinë dhe dozën që duhet konsumuar në rast temperature, dhimbje apo inflamacioni duhet konsultuar me mjekun ose farmacistin, sepse doza përcaktohet duke u bazuar në peshën e fëmijës. Ibuprofeni duhet të merret pas konsumimit të ushqimit për të parandaluar shqetësimet që jep në stomak. Ibuprofeni është ndër përfaqësuesit kryesor të grupit të antiflamatoreve josteroide dhe zë një peshë të konsiderueshme në përbërje të recetave. Në rastin kur përdoren të racionuara sipas udhëzimit të mjekut ose farmacistit, ose të marra me kriter në raste të caktuara ky nuk përbën problem. Kjo është njëra pjesë e medaljes, ajo që përbën shqetësim është fakti që shpesh njerëzit e përdorin pa kriter këtë preparat duke bërë “vetëmjekimin”.

Efektet anësore

IlaceIbuprofeni, ashtu si dhe të gjithë antiflamatorët e tjerë, shkakton një sërë efektesh anësore nga më të lehtat e deri të më të ndërlikuarat.

Gratë në fazat e avancuara të shtatzënisë nuk duhet të marrin ibuprofen.

Disa njerëz mund të shfaqin reaksione alergjike që manifestohen më të kruara, urtikarie, skuqje të lëkurës, enjtje të fytyrës ose duarve, ndjesinë e shpimit gjilpërave, probleme frymëmarrjeje.

Nëse keni pasur një reagim të tillë, nuk duhet ta rimerrni ibuprofenin përsëri. Ibuprofeni, ashtu si dhe antiflamatorët e tjerë mund të shkaktojnë shqetësime serioze në stomak nga ulcerat, gastritet, gjakderdhjet e deri te përforacionet (shpimi  i stomakut).

Rreziku më i lartë qëndron te pacientët të cilët e marrin për një kohë të gjatë ibuprofenin dhe në rastin e të moshuarve me shëndet të dobët që pinë duhan, që kanë pasur histori vetjake ose familjare me ulcera në stomak. Ibuprofeni mund të shkaktojë probleme dhe në zemër e sidomos te pacientët kardiakë mund të shkaktojë rritje tensioni, duke mbajtur ujin në organizëm.

Ibuprofeni mund të shkaktojë insuficiencë renale akute të prapësueshme sidomos në të sëmurët me dëmtim të mëparshëm të funksionit të veshkave. Në rast të rrallë nekroze papilare ose fibroze intesticiale,e shkaktuar nga ibuprofeni mund të çojë deri në insufiçencë renale.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here