Blerina Bombaj, dietologe
Një nga “bezditë” e amvisave është “çfarë do të gatuaj sot?”
Unë po ju jap një ide për të pasur larmi dhe ekuilibër në drekat tuaja:
E hënë: sallatë jeshile, mish pule me patate
E martë: supë me perime, pilaf me fasule të kuqe
E mërkurë: sallatë lakër e kuqe & e bardhë, makarona me ragu
E enjte: sallatë me brokoli, qepë & ullinj, peshk me kunguj dhe karrota
E premte: japrakë me lakër të bardhë, sallatë me panxharë, mollë & fara luledielli
E shtunë: sallatë mikse, sardele furre me patate të vogla të kuqe, të ziera me vaj & limon
E diel: PUSHIM
Këto janë zgjedhjet bazë, të cilat mund t’i pasuroni me fara, fruta të thata, djathë, erëza dhe fruta


