‘Ilaçet në Shqipëri, më të shtrenjta se në BE’ ish-ministri i Shëndetësisë: Pengohet ardhja e medikamenteve nga kompani perëndimore

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, ka ngritur shqetësimin për mënyrën sesi tregtohen barnat në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se farmacitë në vendin tonë kanë çmimet më të larta në BE për medikamenteve, dhe se tregu dominohet nga medikamente të origjinës “së pa sigurt”!

“Në mënyrë të qëllimshme pengohet ardhja e medikamenteve të kompanive perëndimore, të certifikuara nga EMA, pra “të sigurta”. Qoftë duke mos u vendosur këto në listën e rimbursimit, qoftë edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” në procedurat e importit”, thotë Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Te keq mjekuar dhe te vjedhur!

Ne Shqiperi, ne farmaceutike ka dhe dy fenomene tejet negative:

1- Cmimet e medikamenteve “te sigurta” jane shume me te larta se ne vendet e BE.

2- Tregu dominohet nga medikamente te origjines “se pa sigurte”!

Ne menyre te qellimeshme pengohet ardhja e medikamenteve te kompanive perendimore, te certifikuara nga EMA, pra “te sigurta”.

Qofte duke mos u vendosur keto ne listen e rimbursimit, qofte edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” ne procedurat e importit.

Kjo sjell mbushjen e tregut me medikamente te “origjines jo te sigurte”, si dhe cmime te larta per ato te pakta te “sigurtat”.

Kjo stimulon edhe “kontrabanden” e ketyre te fundit.

E nxitur nga politikat e gabuara e korruptive te shtetit, qe favorizojne medikamentet me “origjine jo te sigurte”, kur duhejte ndodhte e kunderta!

Dy shembuj:

–Ung. Locoidon, certifikuar nga EMA, ne Itali shitet 7,9 E tubeta.

Ne Shqiperi i njejti prodhim italian kushton 1630 leke, pra mbi dy here me shume.

Pa llogaritur ketu qe ne Itali e merr gratis nga rimbursimi.

–Nje medikament tjeter „i sigurte“ psh. Daktarina, qe vinte nga Italia prej kompanise Janssen, prej muajsh eshte zhdukur nga qarkullimi.

Dhe eshte zevendesuar ne treg nga prodhimi serb Daktanol.

Tashme terheqja e kompanive te medha Perendimore eshte nje fenomen i gjere, per shkak te politikave te mbrapeshta ne Shqiperi.

Duke mbushur tregun me prodhime lindore, apo vendase te pa certifikuara nga EMA.

Ne nje kohe qe ne duhet te stimulojme ne tregun tone medikamentet e certifikuara nga EMA dhe qe qarkullojne ne vendet kryesore te BE.

Fatkeqesisht e kunderta ndodh ne shumice ne vendin tone, qofte me cmimet e medikamenteve, qofte me origjinen e tyre.

Pra shqiptareve u ofrohen medikamente:

1-Me cmime shume me te larta se psh ne Itali per ato “te sigurtat”.

2-Ose medikamente te origjinave “jo te sigurte”, me te cilat eshte mbushur tregu.

Kjo eshte nje “politike” farmaceutike kokeposhte, klienteliste, krejt e kundert me cilesine e mjekimit e nevojat e financat e qytetareve.

Qe ne analize te fundit rrit ndjeshem edhe per shtetin koston reale te mjekimit.

 

Burimi: shqiptarja.com

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë