Impotenca, ekzaminimet që e vërtetojnë

Për shumë meshkuj është e mjaftueshme një ekzaminim fizik dhe marrja e historisë së sëmundjes para dhënies së mjekimit. Nëse mjeku dyshon për përfshirje stres-mashkulltë sëmundjeve të tjera, ose kur i sëmuri ka sëmundje kronike, atëherë mund të kërkohen analiza dhe ekzaminime të tjera, ose rekomandohet të vizitohet nga specialisti përkatës. Këto ekzaminime janë:

Ekzaminimi fizik. Me këtë nënkuptohet kontrolli i kujdesshëm i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmërisë së nervave.

Analizat e gjakut. Kjo duhet për të parë nëse ka shenja të sëmundjeve të zemrës, diabetit, nivel të ulët të testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme të tjera shëndetësore.

Analizat e urinës. Ashtu si analizat e gjakut duhet për të parë shenjat e diabetit ose sëmundje të tjera.

Eko. Përdoret për të kontrolluar qarkullimin e gjakut në penis. Nganjëherë ajo kryhet në kombinim me injektimin e medikamenteve brenda në penis për të përcaktuar nëse rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.

Kontrolli i ereksionit gjatë natës. Shumica e meshkujve kanë ereksione gjatë kohës së gjumit, por që nuk e kujtojnë atë. Ky ekzaminim i thjeshtë konsiston në vendosjen e një shiriti përreth penisit para së te shkojnë në shtrat. Nëse shiriti rezulton i shkëputur në mëngjes, kjo tregon që  ka pasur ereksion disa herë gjatë natës. Kjo tregon që shkaku i impotencës është kryesisht psikologjik, dhe jo fizik.

Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund të bëjë pyetje për të zbuluar shenja të depresionit ose të problemeve të tjera psikologjike që mund të jënë shkaktarë të impotencës.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme