Indi, fëmija lind me gjysmë koke dhe sy të dalë

Një foshnje në Indi ka lindur me kokë të deformuar dhe me sy shumë të dalë. “Fëmija mrekulli” ka shokuar të gjithë me pamjen e çuditshme. Nëna e vajzës, Savita Rani, pati një lindje natyrale, edhe pse humbi shumë gjak gjatë lindjes.femije

Gjinekologu Kusum Lata shpjegon se truri i vajzës nuk është zhvilluar siç duhet në mitër, dhe ajo ka arritur të mbijetojë vetëm nga zemra e nënës. Ndryshe nga fëmijët e tjerë, vajza i ka pasur sytë e hapur kur ka lindur. Foshnja gjithashtu nuk ka lëvizur dhe nuk ka qarë fare pas lindjes. Fatkeqësisht, vetëm 48 orë pas lindjes, foshnja vdiq për shkak të një problemi me zemrën.

Dr. Kusum Lata shpjegoi: “Këto çrregullime ndodhin për shkak të kequshqyerjes së nënës gjatë shtatzënisë. Kjo është arsyeja që ne doktorët e vëmë theksin gjithmonë te kontrolli i shpeshtë i femrave që presin fëmijë, në mënyrë që t’i shmangim këto anomali”.

Burimi: The Sun/ Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?