Infeksion i lëkurës, a është ngjitës?

infe2

Jam një grua 34 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi të vajzës sime 7 vjeçe. Para ca ditësh, pas shkuarjes në plazh, ju shfaqën disa puçrra me qelb në trup dhe mjekja që e vizitoi tha se bëhej fjalë për infeksion i lëkurës. Doja të dija nëse është ngjitëse dhe çfarë komplikacionesh jep kjo sëmundje?

REZARTA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken dermatologe Monika Fida:
“Së pari do sqaroja se infeksionet e lëkurës janë ngjitëse. Ato mund të transmetohen lehtë nga fëmija te një bashkëmoshatarë tjetër, ose nga i vogli te i rrituri, nëse nuk respektohen kushtet higjeno-sanitare, si përdorimi i të njëjtin peshqir apo përdorimi i të njëjtave veshje, etj. Prandaj krahas mjekimit, kërkohet respektimi i kushteve higjenike, në mënyrë që të pardnalohet përhapja e infeksionit të persona të tjerë që kanë kontakt me të sëmurin.  Për sa i përket pyetjes së çfarë komplikacionesh mund të japin do thosha se mund të ndodh që sëmundja të përhapet në të gjithë trupin, dhe të japë komplikacione që kërkojnë më trajtim më të gjatë dhe shenjat bëhen më të rënda”

Postime të ngjashme

Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë