Infeksion urinar, ç’duhet të përdor?

infe urinar 2

Jam një vajzë 25-vjeçare dhe doja të dija se çfarë duhet të përdoret në rastet e infeksioneve urinare.

ADELA
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken nefrologe Benereta Hoxha:

“Së pari doja t’ju sqaroja se mjekimi i infeksioneve urinare  bëhet sipas shkakut që çon në shfaqjen e infeksionit dhe duhet bërë në bazë të një urokulture (mbjellje të urinës). Nga sa përshkruani nuk mund të përcaktoj qartë se çfarë duhet të merrni vetëm dua tju rekomandoja të bëni një urokulturë dhe më pas kontroll te mjeku specialist. Mos tentoni të përdorni antibiotikë pa rekomandimin e mjekut, sepse mjekimi pa kriter mund të çojë në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë apo rezistencë mikrobiale”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare