Infeksioni i traktit urinar

Infeksionet e traktit urinar janë infeksione që prekin organet e traktit urinar. Këto struktura përfshijnë veshkat, ureterët, fshikëzën urinare dhe uretrën. Këto infeksione zakonisht ndahen në dy grupe:

Infeksionet e traktit të poshtëm urinar: përfshihen infeksionet e fshikëzës urinare. Bakteret që normalisht gjenden në intestin janë shkaku kryesor i infeksioneve të traktit të poshtëm urinar. Këto baktere transportohen nga anusi në uretër dhe fshikëz urinare, ku rriten dhe shkaktojnë infeksion.

Infeksionet e traktit të sipërm urinar: përfshihen infeksionet e ureterëve dhe veshkave. Mund t’i vëmë re edhe me emrin pyelonephritis ose infeksion të veshkave. Infeksionet e traktit urinar të sipërm ndodhin kur bakteret transportohen nga fshikëza urinare në veshka. Ndonjëherë, mund të ndodh të transportohen nga zona të tjera të trupit me anë të qarkullimit të gjakut dhe të vendosen në veshka.

Gratë preken më shpesh nga infeksionet urinare se burrat. Kjo për shkak se gratë kanë uretër më të shkurtër se ajo e burrave, çka e lehtëson lëvizjen e baktereve për në fshikëz.

Marrëdhëniet seksuale mund të favorizojnë infeksionin. Gjithashtu, përdorimi i diafragmave kontraceptive dhe spermicidëve mund të ndryshojë mjedisin normal bakterial përreth uretrës dhe të favorizojë infeksionin.

Në gratë shtatzëna, ndryshimet e përkohshme fiziologjike dhe anatomike të traktit urinar i bëjnë ato më të prirura për cistite dhe pielonefrite. Infeksionet e fshikëzës urinare dhe veshkave mund të kthehen në një problem serioz për gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre, pasi rrisin riskun për kontraksione ose lindje të parakohshme dhe mund të përbëjnë rrezik për jetën e fetusit.

Infeksionet e traktit të sipërm urinar mund të shkaktojnë simptomat e mëposhtme:

Urinim të shpeshtë
– Dhimbje, diskomfort ose djegie gjatë urinimit
– Dhimbje ose presion në zonën e fshikëzës urinare
– Urinë me ngjyrë të turbullt ose erë të pazakontë
– Ethe dhe temperaturë
– Të vjella
– Dhimbje mesi
– Urinim të shpeshtë natën / WebMD

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet