Infeksioni i veshit të mesëm tek fëmijët: Simptomat dhe trajtimet

Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Infeksionet e veshit të mesëm tek fëmijët janë shumë të shpeshta në moshën pediatrike. Ato lidhen edhe me motin e ftohtë.

Shkaktohen nga viruse ose baktere, myk etj. Ato shpesh rezultojnë nga një bllokim i tubave të Eustakit, gjë që shkakton grumbullimin e sekrecioneve në veshin e mesëm.

Tubi i Eustakit është kanali që lidh veshin me pjesën e pasme të hundës dhe  fytit.

 

 

Shkaqet e bllokimit të tubit të Eustakit përfshijnë:

  • alergjitë
  • ftohjet stinore
  • infeksionet e sinuseve
  • ndryshimet në presionin e ajrit ( udhëtimi me avion)

Rreth 80 përqind e fëmijëve zhvillojnë një infeksion akut të veshit. Më të predispozuar janë ato që vuajnë me “mish të huaj në hundë” (Adenoidet)

Shenjat:

????dhimbje në vesh,

???? dhimbje koke e papërcaktuar mirë.

????Temperatura është normale ose e lartë.

????Hundët e zëna, ndonjëherë gjëndrra limfatike rreth qafës

Faktorët predispozues:

  • ekspozimi ndaj virozave
  • motit të ftohtë
  • tymit të cigares

Nëse nuk mjekohen ato sjellin komplikacione me prekje të veshit të brendshëm,

çarje të membranës së timpanit, ose infeksion i kockës prapa veshit (Mastoiditis), Meningitis,

 Këshilla:

  • Mbani në shtëpi solucione fiziologjik në hundë. Përdoreni të sa herë që fëmija ankon dhimbje veshi.
  • E rëndësishme jepi shurup ibuprofen ose paracetamol. Edhe nëse temperatura  është normale, qetëson dhimbjen e veshit.
  • Nxirrini fëmijët në ajër të pastër, në parqe, lulishte, por mos harroni t’i vendosni një kapuç në kokë.

 

  • Përdorni vazhdimisht ujë fiziologjik në hundë (lavazh) për të penguar kalimin e mikrobeve nga hunda tek veshi i mesëm.

Profilaksia

Mënyra më e mirë

  • vaksinimi ndaj pneumokokut,
  • vaksinimi ndaj gripit,
  • higjena personale ( sidomos pastrimi i hundëve).

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"