Përgatiti për: www.shendeti.com.al: Elena Beta
Sipas statistikave, infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe shfaqen si shkak i ndotjes nga mikroorganizmat e ndryshëm, për shkak të pranisë së gurëve në organet e traktit urinar dhe kur imuniteti është i ulët. Zakonisht këto janë infeksione bakteriale. Të gjitha pjesët e sistemit urinar mund të preken nga infesionet, por zakonisht fshikëza urinare (cistitis) dhe uretra (uretritis) janë më të pritura për t’u infektuar. Simptomat që paralajmërojnë një problem të tillë janë:
- Ndjesi të dhimbshme djegie gjatë procesit ët urinimit
- Temperaturë e lartë dhe ethe
- Nevoja për të shkuar në banjo më shpesh
- Gjurmë gjaku në urinën tuaj
- Urinë e errët dhe e thatë
- Dhimbje të barkur dhe legenit
- Erë e çuditshme e urinës
Sodë buke dhe ujë: Kjo nuk mund të jetë alternativa më e mirë, kur është fjala për shijen, por mund të konsiderohet si më efektivja kur është fjala për kurimin. Përzierja e një lugë çaji sodë buke me një gotë ujë do të kontribuojë në eliminimin e aciditetit të pranishëm në traktin tuaj urinar.
Ananas:
Enzimat e gjendura në ananas të quajtura bromelain janë testuar dhe provuar se japin rezultate të rëndësishme në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Funksionet anti-inflamatore të këtij fruti të shijshëm trajtojnë shumë më shpejt problemin tuaj kur kombinohen dhe me metoda të tjera.
Vitaminë C:
Vitamina C në dietën tuaj është thelbësore për shumë funksione të ndryshme trupore. Mjekët kanë vënë re se kjo vitaminë është veçanërisht e mirë në luftimin e aciditetit në urinën tuaj dhe parandalimin e baktereve që zhvillohen në të.
Kos:
Kosi mund të konsiderohet si “hero” kur është fjala për të parandaluar infeksionet urinare. Jo shumë njerëz i njohin efektet e tij pozitive. Bakteret e shëndetshme në të, luajnë një rol të madh në trajtimin e infeksioneve urinare. Vetëm sigurohuni të shmangni koset e përpunuara pasi përmbajnë sheqer, gjë që nuk kontribuon në kurimin e këtyre infeksioneve.
Burimi: healthyandnaturalëorld / shendeti.com.al


