Infermierja akuzohet për vrasjen e 13 pacientëve

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një infermiere është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e 13 pacientëve. Gruaja ka qenë duke punuar në repartin e anestezisë dhe të kujdesit intensiv, në një spital në qytetin e vogël bregdetar të Piombinos, në Toskana të Italisë.spital_Itali

Pacientët janë vrarë gjatë viteve 2014-2015, me anë të një injeksioni. Viktimat ishin kryesisht njerëz të moshuar, shumë të sëmurë.

Policia e ka monitoruar të dyshuarën për disa muaj. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, gruaja është 55 vjeç dhe ka jetuar në Toskanë qysh prej viteve ‘80. Ajo ishte trajtuar më parë për depresion. 55-vjeçarja ka punuar si infermiere në repartin e anestezisë dhe të kujdesit intensiv për gati 20 vjet.

Një tjetër infermiere është arrestuar në Itali para dy vjetësh me të njëjtën akuzë. Daniela Poggiali, 44 vjeç, dyshohet të ketë vrarë disa pacientë në një spital në Ravenna, në Italinë Verilindore. Ajo u dënua me burgim të përjetshëm në fillim të këtij muaji.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025