Infuzioni kulturor, roli i shkencave humane dhe artit në mjekësi

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Kur nxënësit mbërrijnë në shkollën mjekësore të Harvardit, shumë prej tyre janë të formuar si muzikantë, artistë, shkrimtarë apo kërcimtarë.

Shumë shpesh, këta nxënës vendosin  instrumentet e tyre dhe natyrat artistike mënjanë, ndërsa përballen me sfidat e reja në fushën e vështirë të mjekësisë. Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të humbasin jo vetëm një pjesë të rëndësishme të asaj çfarë janë, por edhe atë çfarë mund të bëhen.

Harvard kursi“Një kuptim i thellë i artit dhe shkencave humane do t’i bëjë këta nxënës mjekët më të mirë,” tha Jeffrey S. Flier, dekane e Universitetit të Harvardit. Ajo është gjithashtu një nga ideatoret e organizimit të shfaqeve të ndryshme në oborret e shkollave të mjekësisë në Harvard, ku mjekët e ardhshëm mund të kultivojnë anën e tyre artistike duke luajtur në shfaqe teatrale ose duke luajtur vegla të ndryshme muzikore.

Misioni i kësaj iniciative është të promovojë dhembshurinë, krijimtarinë  në edukimin mjekësor dhe kujdesin e pacientit nëpërmjet artit dhe shkencave humane në spitale. Anëtarët e saj vijnë nga spitalet e Harvardit dhe janë aktivë edhe në fusha të tjera përveç mjekësisë si:  në shkrim, muzikë, teatër dhe arte vizuale, vijoi Flier.

“Të recitoni një poemë ju ndihmon të kuptoni pacientët më mirë”, -tha Lisa Wong, asistente në pavjonin e pediatrisë në spitalin “Massachusetts General”. Në mjekësi, njerëzit bëjnë një jetë të pasur dhe sfiduese,  arti është një mënyrë e mirë për të riinterpretuar të gjitha përvojat tuaja, vijoi ajo.

E ndërsa David Jones, Profesor i Kulturës së Mjekësisë në Fakultetin e Shkencave dhe Arteve e Harvardit si dhe drejtor i kësaj iniciative, mendon se kjo nismë do të gjejë mbështetje të madhe.

Burimi: http://hms.harvard.edu

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?