Institucionet që i kanë shkaktuar shtetit miliona dëm ekonomik, kryeson QSUT

Një pjesë e madhe e institucioneve i kanë shkaktuar shtetit miliona dëme në vitet e fundit. Në një listë të publikuar nga gazeta “Sot” me 10 institucionet me më shumë abuzime, vendin e dytë e zë QSUT.

Nga auditimet e bëra nga KLSH për vitet 2015 dhe 2016, rezulton se QSUT ka një dëm ekonomik prej 10 milionë lekësh, kryesisht të shpërdoruara në fushat e tenderëve publike si dhe abuzime të shumta nga ana e administratës.

Në listën e 10 institucioneve të publikuar nga gazeta është edhe Fondi i Sigurimit të Shërbimit Shëndetësor, si një nga institucionet ku ka abuzime të mëdha nga ana e administratës.

10 institucionet me më shumë abuzime janë:

  • Ministria e Arsimit dhe Sportit
  • QSUT (10 milionë dëm ekonomik)
  • Ministria e Punëve të Brendshme
  • Institucioni i Sigurimeve Shoqërore
  • Ministria e Mbrojtjes
  • Autoriteti Rrugor Shqiptar
  • Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor
  • OSHEE
  • Ministria e Energjisë dhe Industrisë
  • Qendra Kombëtare e Regjistrimit

Ndonëse një pjesë e këtyre institucioneve u vlerësuan si suksese të qeverisë Rama, raporti i KLSH ka akorduar të kundërtën./ Shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet